Sport

Superkupa e Spanjës: Real Madrid - Barcelona! Ja si flasin shifrat…

Duelet mes dy të mëdhenjve në këtë kompeticion anojnë nga Real Madridi…

14 Janar 2024, 10:00 Nga DOSJA

Superkupa e Spanjës: Real Madrid - Barcelona! Ja si flasin shifrat…

ARABIA SAUDITE - Dhe ja një finale e re e një Superkupe të Spanjës (20:00, që e kanë fituar 10 klube të ndryshme në vendin iberik. Siç pritej, Real Madrid dhe FC Barcelona  janë klubet që e kanë fituar më shumë herë.

Katalanasit e kanë fituar 14 herë, ndërsa madrilèneët e kanë ngritur trofeun 12 herë. Do të jetë hera e nëntë që të dyja klubet takohen në finale dhe aty, në atë duel, bardhezinjtë kanë dalë fitues me 6 fitore.

Në histori ka pasur vetëm katër edicione në të cilat asnjëri prej të dyve nuk ka luajtur në një finale (i fundit ishte në vitin 2005 kur Zaragoza mundi Valencian).

Fituesit e Superkupës së Spanjës:

FC Barcelona: 14 herë (1983, 1991, 1992, 1994, 1996, 2005, 2006, 2009, 2010, 2011, 2013, 2016, 2018 dhe 2023).

Real Madrid: 12 herë (1988, 1989, 1990, 1993, 1997, 2001, 2003, 2008, 2012, 2017, 2020 dhe 2022).

Atletic Bilbao: 3 herë (1984, 2015, 2021)

Deportivo La Coruña: 3 herë (1995, 2000, 2002)

Atlético Madrid: 2 herë (1985, 2014)

Real Sociedad: 1 herë (1982)

Valencia: 1 herë (1999)

Seville: 1 herë (2007)

Zaragoza: 1 herë (2004)

Mallorca: 1 herë (1998)

Ndër duelet që janë zhvilluar në finalet e Superkupës së Spanjës mes Madridit dhe Barçës, vetëm në dy raste (89 dhe 94) fitoi skuadra vendase (në të dyja rastet Madrid) pas dy barazimeve që përfunduan 2-0, 1-2 dhe 3-1, 1-1. Në pjesën tjetër, 'vizitorët' kanë pasur gjithmonë më shumë për të thënë.

Finalet e Superkupës së Spanjës mes dy të mëdhenjve:

1988-89 Real Madrid -Barcelona 2-0 1-2

1990-91 Barcelona - Real Madrid 0-1 1-4

1993-94 Real Madrid - Barcelona 3-1 1-1

1997-98 Barcelona - Real Madrid 2-1 1-4

2011-12 Real Madrid - Barcelona 2-2 2-3

2012-13 Barcelona - Real Madrid 3-2 1-2

2017-18 Barcelona - Real Madrid 1-3 0-2

2022-23 Real Madrid - Barcelona 1-3 (një ndeshje)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll