Sport

Ancelotti: "Do të isha i lumtur ta fitoja Superkupën, edhe me një lojë jo të shkëlqyer”

Carlo Ancelotti tha se e dëshiron Superkupën e së dielës (20:00) kundër Barcelonës, edhe nëse Reali nuk e meriton atë. Ai gjithashtu përmendi edhe Xavin.

14 Janar 2024, 09:00 Nga DOSJA

Ancelotti: "Do të isha i lumtur ta fitoja Superkupën, edhe me

ARABIA SAUDITE - Real Madridi do të synojë një Superkupë të 12-të në historinë e tij kundër  Barcelonës të dielën (20:00) në Riad, me Carlo Ancelottin, i cili e çon numrin në 11 të trofeve që kur mori drejtimin e klubit.

Një ndeshje e një rëndësie të veçantë për trajnerin italian, pasi nëse ‘merengët’ ia dalin, atëherë ai do të kapë Zinedine Zidane si trajneri i dytë më i suksesshëm i klubit.

Në konferencën për shtyp, Ancelotti theksoi se e dëshiron trofeun, edhe nëse Reali nuk e meriton, ndërsa duke iu referuar trajnerit Xavi, ai deklaroi se nuk e ka përvojën e tij.

“Nëse luajmë më mirë se Barcelona, ​​do të fitojmë, por gjithashtu do të isha i lumtur, edhe nëse fitojmë duke mos luajtur mirë.

Xavi po bën një punë të shkëlqyer. Ai nuk ka eksperiencën time, ashtu siç nuk e kam pasur edhe unë në moshën e tij. Ai ka qenë një mesfushor fantastik dhe kjo do ta ndihmojë shumë”,- tha fillimisht ai dhe më pas shtoi:

"Ne i përgatisim ndeshjet me 11 lojtarë, nuk i kam paramenduar kurrë ndryshimet. Është e vështirë të mendosh për këtë paraprakisht. Por e di që ata në pankinë janë të përgatitur dhe gjithmonë të motivuar për të hyrë".

Është një ngjarje që mbaron sot, pjesa tjetër është tjetër histori. Është një titull i rëndësishëm për historinë e klubit. Do të jetë si të gjitha klasikët, ku gjithçka do të vendoset në detajet e vogla”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll