Bota

Nuk u ndalua pas shenjës së policisë, makina me targa serbe përplas efektivin në Mitrovicën e Veriut

Zyrtarët policorë, me këtë rast kanë shtënë me armë zjarri ndaj automjetit, por që nuk ka rezultuar me ndonjë të plagosur.

13 Janar 2024, 15:50 Nga r.ll
Nuk u ndalua pas shenjës së policisë, makina me targa serbe
pamje e makines

KOSOVË- Rreth orës 12:40 të ditës së sotme, një makinë me targa civile të Novi Pazarit ka përplas një efektiv policor të Kosovës. Incidenti mësohet ka ndodhur pasi patrulla policore i ka bërë me shenjë automjetit që të ndalojë.

Makina nuk është ndalur, dhe shoferi i saj ka përshpejtuar dhe e ka goditur një polic. Zyrtarët policorë, me këtë rast kanë shtënë me armë zjarri ndaj automjetit, por që nuk ka rezultuar me ndonjë të plagosur.

Sipas policisë, shoferi ka arritur të dalë nga makina dhe të largohet në këmbë. Policia e ka rrethuar vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për kapjen e tij. Gjithashtu sipas policisë së Kosovës 2 kilogramë drogë janë gjetur në veturën e të dyshuarit në fshatin Suhodoll në Mitrovicë të Veriut.

kosove mitrovice

Sondazh

Poll