12 Janar 2024, 19:20
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË- Sali Berisha, Kreu i Partisë Demokratike ka bërë thirrje pasditen e sotme nga ambientet e shtëpisë së tij drejt mbështetësve për të qëndruar në rezistencë, ndaj regjimit, siç ai e quan qeverisjen nga Kryeministri Edi Rama.
Berisha e krahasoi Ramën me Gedafin dhe Stalinin duke thënë se Shqipëria është duke bërë hapa prapa.
Berisha: Frika që Edi Rama mbolli në të 4 anët e vendit, solli sot Shqipërinë në terrorin e diktaturës së tij. Por frika është ndjenja e cila shkatërron, shpërfytyron qeniet njerëzore. Po të kthehemi pak mbrapa në diktaturë, një histeri të tmerrshme përjetoi Tirana kur vdiq diktatori. Dhe po të pyesje shqiptarët të përgjigjeshin masivisht se populli e do Enver Hoxhën dhe vdes për të.
Edhe sot po të pyesësh, të përgjigjen se populli e voton Edi Ramën. Populli e donte Enver Hoxhën se ishte i frikësuar dhe i tmerruar. Populli voton Edi Ramën, sepse Edi Rama ua rrëmben votën, i tmerron dhe i frikëson.
Populli nuk do diktatorët. Nuk donte Gadafin, Stalinin, nuk donte asnjë diktator dhe njerëzit e lirë nuk mund të duan kurrë diktator. Kjo është e vërteta për Shqipërinë e shqiptarët. Demokratë e demokratë, sot më shumë se kurrë duhet të jeni në këmbë.
Edi Rama është sot pas Enver Hoxhës, figura më e urryer e shqiptarëve. Po si nuk mund të jetë i urryer ai i cili grabit me firmën e tij, qindra milionë eurot e djegësit. Po si mund të duan shqiptarët atë, i cili gjobit shqiptarët me 1 miliardë euro me Portin e Durrësit dhe u grabit 4 miliardë euro të tjera për veten dhe arabët e tij. Po si mund të votojnë shqiptarët një njeri i cili jeton sot në saraje 57 metra të gjata themelet, të ndërtuara të tëra mbi vjedhjen dhe përvetësimin.
Po si mund të duan shqiptarët një njeri i cili, u bë kryeministër duke deklaruar 3800 euro dhe 400 mijë lekë dhe përfundoi me saraje me një park 5 mijë metra katrorë. Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili, kur ata marrin detërat me gomone, i bie qark globit për pushime dhe harxhon dhjetëra milionë.
Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri i cili me soj e sorollopin e tij grabit nga mëngjesi deri në darkë, pasuritë publike të shqiptarëve. Mos pranoni kurrë se shqiptarët votojnë Edi Ramën. Por Edi Rama i ka zhytur në frikë ata dhe frika u ka ndrydhur shpirtin. Frika i bën ata të pranojnë këtë realitet të tmerrshëm. Frika i bën ata të injorojnë ata, këtë realitet të tmerrshëm.
Po si mund të votojnë shqiptarët një njeri i cili do të renditet në historinë e kombit, një nga tradhëtarët më të ligj të këtij kombi.
Po si mund të votojnë shqiptarët, në njeri të cilin Europa e quan, Pashiqi i Tiranës. Si mund të votojnë shqiptarët një armik të egër të qenies së tyre që në 10 vite përgjysmoi popullatën shqiptare. Tejkaloi Çubrilloviçin, Pashiqin, të gjithë pushtuesit në përzënien e shqiptarëve nga trojet e tyre.
Kush i beson këto? Vetëm frika ju vret mendjen njerëzve, ju heq mendjen njerëzve. Askush nuk mund të pranojë një gjë të tillë.
sali berisha
Politike
12 Janar 2024, 19:04
h.k
Sali Berisha
TIRANË-Sali Berisha, Kryetari i Partisë Demokratike ka folur pasditen e sotme në tubimin që mbahet poshtë shtëp...
Politike
12 Janar 2024, 18:57
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Presidenti i SHBA, Joe Biden ka rikandiduar David J. Kostelancik për ambasador në Shqipëri disa ditë pasi kandida...
Politike
12 Janar 2024, 18:34
M.B
Qytetarët në protestë
TIRANA- Disa qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme poshtë pallatit ku banon lideri i op...
Politike
12 Janar 2024, 18:24
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Oerd Bylykbashi, nën/Kryetari i Partisë Demokratike përshëndeti sot deklaratën e Prezencës s&eum...
Politike
12 Janar 2024, 16:01
Blerina Gjoka
BRUKSEL- Raporti për cilësinë e jetës në qytetet europiane publikuar nga Komisioni Europian e rendit kryeqytetin e Shqipëri...
Politike
12 Janar 2024, 15:21
h.k
Bajram Begaj
TIRANË-Presidenti Bajram Begaj ka miratuar propozimet e kryeministrit Edi Rama për ndryshimet në kabinetin e tij qeveritar.
K...
Politike
12 Janar 2024, 15:14
h.k
TIRANË-Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Opozitës ka folur ditën e sotme për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi e...
Politike
12 Janar 2024, 15:03
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Opozitë s, njoftoi pë r mediat pas mbledhjes së grupit se do ...
Politike
12 Janar 2024, 14:50
h.k
Gazment Bardhi
TIRANË- Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të Opozitës ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit. Bardhi ...
Politike
12 Janar 2024, 14:46
h.k
Flamur Noka
TIRANË- Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm Partia Demokratike ka folur për mediat pas mbledhjes së grupit parlamen...