Politike

Nis tubimi i qytetarëve poshtë shtëpisë së liderit të opozitës, protestuesit bëjnë thirrje kundra masës së sigurisë

Ata kundërshtojnë masën 'arrest shtëpie' të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit.

12 Janar 2024, 18:34 Nga M.B
Nis tubimi i qytetarëve poshtë shtëpisë së liderit
Qytetarët në protestë

TIRANA- Disa qytetarë janë mbledhur sërish ditën e sotme poshtë pallatit ku banon lideri i opzitës, Sali Berisha. Ata kundërshtojnë masën 'arrest shtëpie' të caktuar nga Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit. Një pjesë e tyre po mbajnë fjalën teksa të pranishëm shihen të jenë edhe deputet e mbështetës të Berishës.

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka marrë pjesë në protestë gjithashtu. Ndoka u shpreh se arrestimi i ish-kreut të qeverisë Berisha është bërë për arsye politike dhe se arrestimi i liderit të opozitës është i pafalshëm. Ai shtoi se Berisha është një pengesë reale e qeverisë së Ramës dhe se ai ishte personi që çliroi PD-në nga kapja e saj.

sali berisha opzita protesta

Sondazh

Poll