Sport

E FUNDIT/ Dani Olmo kthehet te RB Leipzig, pas dëmtimit të dytë në shpatull…

Sulmuesi spanjol i RB Leipzig, Dani Olmo, do të rishfaqet të shtunën pasdite kundër Eintracht Frankfurt (15:30), pas gjysmës së parë të sezonit të shënuar me dëmtime në gju dhe në shpatull.

12 Janar 2024, 14:31 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Dani Olmo kthehet te RB Leipzig, pas dëmtimit të dytë

GJERMANI - Sulmuesi spanjol i RB Leipzig, Dani Olmo, do të rishfaqet të shtunën pasdite kundër  Eintracht Frankfurt (15:30), pas gjysmës së parë të sezonit të shënuar me dy dëmtime (gju dhe shpatull), siç njoftoi këtë të premte trajneri Marco Rose.

"Dani është operacional dhe ndihet mirë. Ai ende nuk mund të luajë më shumë se 60 apo 70 minuta. Ai duhet të jetë në gjendje të luajë nga 20 deri në 25 minuta",- deklaroi Marco Rose në konferencën tradicionale për shtyp para ndeshjes.

Dani Olmo pësoi një dëmtim në gju me ekipin spanjol kundër Gjeorgjisë, më 8 shtator dhe u kthye në Leipzig në mesin e tetorit, por u lëndua përsëri më 4 nëntor kundër Mainz, këtë herë në shpatull.

Ndërkombëtari spanjol (32 ndeshje, 7 gola) ishte forca shtytëse për RB Leipzig në fillim të sezonit, duke përfshirë një “hat-trick” që e çoi skuadrën saksone drejt fitores në Superkupën e Gjermanisë kundër Bayern Munichut në “Allianz Arena” në gusht (3-0).

Më pas ai shënoi në dy ditët e para të Bundesligës, kundër Bayer Leverkusen, lideri aktual, dhe  Stuttgart, i treti.

I varfëruar nga mungesa e tij, RB Leipzig është nëntë pikë prapa Leverkusenit në ligë dhe u eliminua në raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë në shtëpinë e Wolfsburgut (1-0).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll