Aktualitet

Aeroporti Dublinit masa të ashpra kundër emigrantëve shqiptarë: Kthejini mbrapsht

7 Nëntor 2019, 17:16 Nga DOSJA
Aeroporti Dublinit masa të ashpra kundër emigrantëve

IRLANDË- Zyrtarët e imigracionit në Aeroportin e Dublinit janë urdhëruar të miratojnë një qëndrim më të fortë në trajtimin e azilkërkuesve falsë nga Shqipëria. Shifrat jozyrtare tregojnë se numri i paditësve nga Shqipëria që udhëtojnë me dokumente të rreme identiteti ka arritur nivele deri në 10 persona në ditë në aeroport muajt e fundit.

Nëse zyrtarët vënë re që dokumentacioni i udhëtarëve është fals, atëherë ata do të kthehen mbrapsht, nëse udhëtarët kanë dokumentacion të rregullt ata do të vendosen sërish në fluturimin që i çon atje për ku ishin nisur, në Dublin. Sipas Konventës së Dublinit, personat që kërkojnë azil brenda BE-së duhet të bëjnë aplikimin aty ku janë ulur për herë të parë. Departamenti i Drejtësisë tha mbrëmë se çdo person që ishte refuzuar, ishte vlerësuar sipas meritave personale, duke marrë në konsidetarë të gjithë informacionet përkatëse në atë kohë. ‘Objektet e interpretimit janë në dispozicion, siç kërkohet’. “Në të gjitha rastet, kthimi i personave që refuzuan lejen në tokën ku janë ulur për herë të parë, kryhet në përputhje me ligjin. Shumica dërrmuese e kthimeve të tilla bëhet në vendet e tjera të BE-së”, raporton Independent.

Departamenti i Drejtësisë konfirmoi se deri në fund të shtatorit të këtij viti ka pasur deri në 4500 refuzime leje hyrjesh në aeroportin ne Dublinit. Konkretisht janë refuzuar udhëtarët me kombësi nga Shqipëria, Gjeorgjia, Bolivia, Brazili dhe Kina. Ekzistojnë 12 arsye mbi të cilat një zyrtar imigracioni mund të refuzojë të japë lejen për të hyrë në shtet dhe oficerëve u kërkohet të japin një njoftim me shkrim ku përcaktohen arsyet e refuzimit. Ata ndërmarrin një sërë kontrollesh përmes e-portave elektronike, kontrolleve të kabinave standarde të hyrjes dhe pragjeve rutinore të avionëve mbi baza të vazhdueshme. Departamenti tha që këto janë kryer për të siguruar integritetin e kufijve të Shtetit dhe janë kryer në mënyrë të drejtë, të ligjshme dhe të paanshme.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i dublinit emigrantet shqiptare aeroporti i dublinit emigrantet shqiptare

Sondazh

Poll