Aktualitet

U arrestuan pasi dorëzuan kamionin me 300 kg drogë në Spanjë, shqiptarëve u gjenden edhe 200 kg në fuoristradë

Këto kontrolle nuk kanë rezultuar të padobishme pasi në fuoristradën tip “Audi” Q5 me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët u zbulua një vend i improvizuar me 200 kg kokainë. 

12 Janar 2024, 09:18 Nga N.F
U arrestuan pasi dorëzuan kamionin me 300 kg drogë në
Policia spanjolle

SPANJË- Pas arrestimit të dy shqiptarëve dhe tre britanikëve në Benicassim dhe Denia autoritet spanjolle kanë vijuar me kontrollet e tjera edhe në makinat e të arrestuarve. Këto kontrolle nuk kanë rezultuar të padobishme pasi në fuoristradën tip “Audi” Q5 me të cilën po udhëtonin dy shqiptarët u zbulua një vend i improvizuar me 200 kg kokainë. 

Nga ky operacion janë gjetur dhe sekuestruar gjysmë toni kokainë. Mësohet se fuoristrada ndodhej pranë dy kompleksesh turistike në Benicassim, brenda së cilës u arrestuan shqiptarët disa orë pasi kishin dorëzuar një kamion me 300 kg kokainë.

Policia spanjolle dyshon se në këtë zonë ndodhet gjithashtu një laborator droge, kontrollet për të cilin deri tani kanë rezultuar negative. Dyshimi ka lindur pasi të arrestuarve u janë gjetur disa pulte hapëse garazhesh, por pas provës në disa ambientet, ato nuk kanë rezultuar të suksesshme. Operacioni ndërkohë ka vijuar në Valencia, ku është arrestuar një person i gjashtë, konkretisht një shtetas spanjoll.

spanje arrestim shqiptar droge

Sondazh

Poll