Aktualitet

Kulla me kube, arkitektja Hoxhallari: Po na fyejnë me karikatura të tila

Po ashtu ajo shkruan se karikatura të tilla, nuk duhet që të lejohen të ndërtohen në Shqipëri.

12 Janar 2024, 08:44 Nga I.A
Kulla me kube, arkitektja Hoxhallari: Po na fyejnë me karikatura të
Kulla me Kube

TIRANË- Arkitektja Alda Hoxhallari ka komentuar projektin e ri për kullën me kube që pritet të ndërtohet në Tiranë. Me anë të një postimi në Instagram, arkitektja thekson se ky projekt është fyes për arkitektët në vendin tonë. Po ashtu ajo shkruan se karikatura të tilla, nuk duhet që të lejohen të ndërtohen në Shqipëri.

Postimi i Plotë:

Nëse për tu diplomuar në arkitekturë, projektet e tua kalojne nëpër filtra profesionale duke filluar nga nje program i detajuar qe lidh formen me funksionin, orientimin, koeficentet teknike te intensitetit dhe shfrytezimit te truallit, analizat urbane dhe ambientale, diellezimin, etj, etj kjo behet me siguri me qellimin qe studentet te jene te afte te logjikojne dhe mendojne perpara se te dalin ne jete e te bejne pacavure kur tju jepet rasti. Qasja estetike e ketyre nuk me pelqen aspak por kjo eshte dicka subjektive.

Sa te duhet te hulumtosh dhe kerkosh saktesisht zgjidhje te problematikave qe lidhen me orientimin, qasjen formale te objektit,kujt do ti sherbeje dhe sa lehte do te aksesohet, funsionalitetin ne teresi, anen e qendrueshmerise statike, zgjedhjen teknologjike te materialeve, detajet e fasadave, impiantistiken etj, etj pa harruar asnjehere kontekstin qofte edhe per nje projekt te thjeshte Studio Arkitekture kete mund ta pohojme te gjithe, por a duhet te vazhdojme te lejojme qe ne emer te emrit te nje studioje te huaj te na fyejne profesionalisht me te tilla karikatura?!

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Alda Hoxhallari (@alda_hoxhallari)

kulla me kube

Sondazh

Poll