Aktualitet

U ndaluan për vrasjen e 23-vjeçarit, Policia lë të lirë 15 të shoqëruarit në Vlorë

Mësohet se policia i ka lënë të lirë pas më shumë se 18 orësh në mbajtje, pasi rezultoi se nuk gjetën asnjë provë që i implikonin me vrasjen e Sinomatit. 

12 Janar 2024, 09:03 Nga I.A
U ndaluan për vrasjen e 23-vjeçarit, Policia lë të
Gezim Sinomati

VLORË- Policia e Vlorës ka lënë të lirë 15 personat që ndaluan ditën e djeshme pasi dyshimeve se mund të kenë lidhje me ekzekutimin e Gëzim Sinomatit. Mësohet se policia i ka lënë të lirë pas më shumë se 18 orësh në mbajtje, pasi rezultoi se nuk gjetën asnjë provë që i implikonin me vrasjen e Sinomatit. 

Si ndodhi ngjarja? 

Ngjarja ndodhi në qytetin bregdetar rreth orës 22:05 të mbrëmjes së 7 janar 2024 në rrugën “Hajro Çakërri”, afër poliklinikës qendrore. 23 vjeçari- Gëzim Sinomati u ekzekutua në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati, ku kishte dalë për të pirë një cigare. Një nga pistat e hetimit është hakmarrja por dyshohet dhe ajo e trafikut të drogës apo konfliktet mes grupeve kriminale./Dosja.al

gëzim sinomati

Sondazh

Poll