Aktualitet

Me armë dhe municionin luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Fier

Në banesën e tij u gjetë një armë zjarri pistoletë, krehër si dhe municion luftarak.

12 Janar 2024, 10:08 Nga I.A
Me armë dhe municionin luftarak, arrestohet 44-vjeçari në Fier
Policia

FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Fier, për arëmbajtje pa leje. Mësohet se në pranga ka rënë 44-vjeçari me iniciale A.H nga Patosi. Në banesën e tij u gjetë një armë zjarri pistoletë, krehër si dhe municion luftarak.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Vijon puna e inteligjencës policore dhe kontrollet 24/7, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Poseduesi”, për goditjen e një rasti të veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Fshihte në banesë, pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari. Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri dhe fishekë të saj. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit kombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, se një shtetas fshihte në banesën e tij, armë dhe municion luftarak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Poseduesi”. Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 44 vjeç. Nga kontrollet në banesën e tij në Patos, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër dhe municion luftarak për të. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

policia fier

Sondazh

Poll