Bota

Sulmet amerikane dhe britanike kundër rebelëve Houthi, Rusia kërkon takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Pas nisjes së sulmeve me raketa në Jemen nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Britanisë kundër rebelëve Houthi diplomacia ruse ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

12 Janar 2024, 08:19 Nga N.F
Sulmet amerikane dhe britanike kundër rebelëve Houthi, Rusia
Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

JEMEN- Pas nisjes së sulmeve me raketa në Jemen nga forcat e armatosura të SHBA-së dhe Britanisë kundër rebelëve Houthi diplomacia ruse ka kërkuar një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në lidhje me këto sulme ka reaguar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani i cili në një deklaratë për shtyp u shpreh se Republika Islamike dënon fuqishëm sulmet me raketa.

Ne dënojmë fuqishëm sulmet ushtarake të kryera këtë mëngjes nga Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kundër qyteteve të Jemenit. Ne i konsiderojmë ato një shkelje të qartë të sovranitetit kombëtar dhe integritetit territorial të Jemenit, ligjit ndërkombëtar, rregulloreve (ndërkombëtare) dhe të drejtave," u shpreh Kanani.

Ndërkohë në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Hezbollah ku janë shprehur se SHBA është plotësisht bashkëpunëtore në tragjeditë dhe masakrat në Gaza. Ata më tej shtuan se sulmi i SHBA-së konfirmon edhe një herë se SHBA është plotësisht bashkëpunëtor në tragjeditë dhe masakrat e kryera nga armiku sionist në Rripin e Gazës dhe zonë.

shba houthi sulm gaza

Sondazh

Poll

Bota 11 Janar 2024, 22:32 h.k

Gjermania po ndahet dhe po i ngjan SHBA-ve

Foto ilustruese GJERMANI-Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir ka paraljmëruar se vendi po shkon drejt një ndarjeje që i ngja...