Sport

ZYRTARE/ Jadon Sancho rikthehet te Borussia Dortmund: “Mezi pres të luaj sërish me një buzëqeshje në fytyrë”…

Manchester United e huazoi sulmuesin anglez deri në fund të sezonit

11 Janar 2024, 15:23 Nga DOSJA

ZYRTARE/ Jadon Sancho rikthehet te Borussia Dortmund: “Mezi pres të

GJERMANI - Ndërkombëtari anglez Jadon Sancho, 23 vjeç, po kthehet në Borussia Dortmund, në formë huazimi nga Manchester United deri në fund të sezonit, tha klubi gjerman këtë të enjte.

"BVB nënshkroi me Jadon Sancho, në huazim deri në fund të sezonit. Me lidhje me Manchester United, kontrata e transferimit është e vlefshme deri më 30 qershor 2024", thuhet në klubin gjerman, të cilin Sancho më parë e ka përfaqësuar për katër sezone.

Sulmuesi, i stërvitur në Watford dhe Manchester City, mbërriti në Borussia Dortmund si i ri dhe u dallua për gjermanët, në një skenar, i cili bëri që United të paguante 85 milionë euro për nënshkrimin e tij në fillim të sezonit 2021/22.

Në Angli, sulmuesi anësor nuk arriti asnjëherë të njëjtat shifra që kishte në Dortmund dhe në sezonin aktual hyri në mosmarrëveshje me trajnerin Erik Ten Hag, duke e akuzuar se e kishte bërë “kok turku”, pas kritikave të qarta nga holandezi.

“Kur hyra në dhomat e zhveshjes sot u ndjeva sikur po kthehesha në shtëpi. E njoh klubin brenda dhe jashtë, kam qenë gjithmonë pranë tifozëve dhe nuk kam humbur kurrë kontaktet me drejtuesit”,- ka thënë sulmuesi tani i Borussia Dortmund.

Në të njëjtën linjë mendimi, Jadon Sancho tha se mezi priste të dilte në fushë dhe "të luante futboll me një buzëqeshje në fytyrë".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll