Bota

Kërcënon Medvedev: Do të përgjigjemi me armë bërthamore, nëse Kievi përdor raketat me rreze të gjatë veprimi

Këtë paralajmëroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij në Telegram.

11 Janar 2024, 16:10 Nga h.k
Kërcënon Medvedev: Do të përgjigjemi me armë
Foto ilustruese

KIEV-Nëse Kievi përdor raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuar nga Perëndimi, kundër vendeve të lëshimit në Rusi, Moska mund të përgjigjet me armë bërthamore. Këtë paralajmëroi ish-presidenti rus Dmitry Medvedev në kanalin e tij në Telegram.

“Zbatimi i një plani të tillë nga Kievi mund të konsiderohet agresion kundër Federatës Ruse me armë konvencionale që vë në rrezik vetë ekzistencën e shtetit dhe për këtë arsye mund të shkaktojë hakmarrje bërthamore”, tha Medvedev.

"Të gjithë trashëgimtarët e Hitlerit, Musolinit, Petainit dhe të tjerëve që mbështesin nazistët në Kiev sot në Evropë, duhet ta mbajnë mend këtë", përfundon ai.

 

vladimir putin

Sondazh

Poll