Aktualitet

VIDEO- Familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit Evropian: Zemrës t'i bëhet ADN-ja

Motra e Saimir Sulës, Majlinda ka deklaruar për Dosja.al, se protesta po mbahet për 4 arsye që ata kanë.

11 Janar 2024, 11:17 Nga r.ll
VIDEO- Familjarët e Saimir Sulës protestë para Parlamentit
foto nga protesta

BRUKSEL -Familjarët e Saimir Sulës, i riu shqiptar që iu hoq zemra në Spanjë, po mbajnë ditën e sotme protestë para Parlamentit Evropian në Bruksel. Motra e Saimir Sulës, Majlinda ka deklaruar për Dosja.al, se protesta po mbahet për 4 arsye që ata kanë.

E para është mos kryerja e ADN-së së zemrës së Sulës, që hoqën në Spanjë. Po ashtu ato ka deklaruar se zemrën që morën nga Barcelona dhe sollën në Tiranë, nuk i bën ADN-në në mënyrë që të fshihej e vërteta. Sipas saj, zemra është prova kryesore e vrasjess së vëllait. 

Ajo i ka bërë thirrje ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja që ta dërgojë zemrën e vëllait për ADN në një labotator jashtë vendit. Mes të tjerash motra e të riut deklaron se familja është e gatshme që ta paguaj vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.

Në 8 Maj 2020 Saimiri shkoi në spital për një test Covidi, pasi ishte me temperaturë. Testi rezultoi negativ. Majlinda, motra e tij, priste që Saimiri të dilte nga spitali, por pas një telefonate me të, nuk e pa më të gjallë vëllain. Spitali konfirmoi vdekjen e 31-vjeçarit rreth mesditës së 9 Majit 2020. Fillimisht nga spitali u tha, që Saimir Sula është axhituar dhe gjatë momentit të neutralizimit nga rojet e spitalit, i ka pushuar zemra. Por e motra thotë se Saimiri kishte shenja dhune në trup. Instituti i Mjekësisë Ligjore në Barcelonë nuk ka një konkluzion të saktë për shkaqet e vdekjes. Në telefonatën e fundit, e motra thotë se Saimiri i ka thënë: Majlinda po më vrasin!/Dosja.al

saimir sula proteste ne bruksel

Sondazh

Poll