Bota

Netanyahu: Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën

Ai më tej shtoi se Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën.

11 Janar 2024, 08:46 Nga N.F
Netanyahu: Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë
Benjamin Netanyahu

IZRAEL-  Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu në një deklaratë të mbajtur së fundmi është shprehur se shteti hebre po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze. Ai më tej shtoi se Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën.

“Izraeli nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën ose të zhvendosë popullsinë e saj civile. Shteti hebre po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze, dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar," u shpreh Netanyahu.

Ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë të operojnë në Al-Maghazi dhe Khan Yunis. Trupat identifikuan një celulë të armatosur terroriste dhe e penguan atë teksa doli nga një pus. Gjatë aktivitetit u identifikuan tre terroristë që mbanin AK-47.

benjamin netanyahu raketa ne gaza hamas lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll