Bota

Kaos dhe trazira në Papua Guinean e Re, të paktën 15 persona kanë vdekur

Incidentet shpërthyen në kryeqytetin Port Moresby, të mërkurën pasi oficerët e ushtrisë, policisë dhe burgut demonstruan kundër qeverisë për shkurtimin e pagave, që autoritetet ia atribuuan një problemi “teknik”.

11 Janar 2024, 08:45 Nga M.B
Kaos dhe trazira në Papua Guinean e Re, të paktën 15 persona
foto nga trazirat

Papua Guinean e Re- Të paktën15 persona kanë humbur jetën pas e kaosit të dhunshme në Papua Guinea e Re, teksa kryeministri i vendit, James Marape u zotua t’i japë fund tiranisë. Trazirat shpërthyen në kryeqytetin Port Moresby, të mërkurën pasi oficerët e ushtrisë, policisë dhe burgut demonstruan kundër qeverisë për shkurtimin e pagave, që autoritetet ia atribuuan një problemi “teknik”. Turma u vunë zjarrin ndërtesave dhe plaçkitën dyqanet në një natë kaotike që u përhap në qytetin e Leigh.

“Ky është vendi juaj po aq sa i imi, por shkelja e ligjit nuk do të lejojë arritjen e asnjë qëllimi”, tha kryeministri gjatë një konference për shtyp. Marape siguroi se më e keqja kishte kaluar këtë mëngjes, duke pranuar megjithatë se “situata është ende e tensionuar” në disa rrethe të Port Moresby.

papua guinean e re grabitje viktima

Sondazh

Poll