Sport

Al-Khelaïfi tregon pse PSG-ja nuk i bëri nderime Messit, pas Kupës së Botës: “Ai kishte mundur Mbappen, ne jemi francezë”

Presidenti i parizienëve kujton se Argjentina mundi Francën në finale

10 Janar 2024, 15:47 Nga DOSJA

Al-Khelaïfi tregon pse PSG-ja nuk i bëri nderime Messit, pas

FRANCE - Nasser Al-Khelaïfi është shprehur se nuk i pëlqente të dëgjonte Lionel Messin të ankohej për faktin që PSG nuk e nderoi atë kur u kthye në Paris, si kampion bote me Argjentinën. Ylli i ‘albicelestëve’ kishte folur për këtë çështje, pasi nënshkroi me Inter Miamin.

"Ne jemi në Francë, ai e kishte mundur Kylian (Mbappé) në finale! Ne jemi një klub francez, nuk doja ta ktheja të gjithë stadiumin kundër tij. Mendoj se duhet ta respektonim këtë",- shpjegoi presidenti i PSG-së, në programin e Jérôme Rothen në 'RMC Sport'.

Lideri i Katarit pranoi se nuk i pëlqenin disa komente që Messi kishte bërë për PSG-në. "Ai nuk është një djalë i keq, por nuk më pëlqen kjo. Ajo që do të them nuk është vetëm për të, por për të gjithë: ne flasim kur jemi në klub, jo kur jemi larg. Kjo është jo stili ynë. Kam respekt të madh për Messin, por të thuash gjëra të këqija për Paris Saint-Germain pas largimit, kjo nuk është mirë."

Al-Khelaïfi tregon pse PSG-ja nuk i bëri nderime Messit, pas

Kur u pyet për paraqitjet e yllit argjentinas në “Parc des Princes”, Al-Khelaïfi pranoi se asi argjentinas ishte mësuar të ishte ylli i Barcelonës. "Messi është lojtari më i mirë në botë, më i miri në histori. Por nuk ishte e lehtë për të të vinte këtu, pasi ai luajti në Barcelonë, ku gjithçka rrotullohej rreth tij. Nuk ishte e njëjta gjë këtu, sepse kishim edhe Kylian (Mbappé) dhe Neymar në skuadër.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll