Sport

Ish-mesfushori i Palmeiras është arrestuar, pasi nuk i ka paguar ish-bashkëshortes tre muaj detyrimin financiar për fëmijën…

Borxhi i Cleiton Xavier shkon në 5.800 euro

10 Janar 2024, 15:27 Nga DOSJA
Ish-mesfushori i Palmeiras është arrestuar, pasi nuk i ka paguar

BRAZIL - Cleiton Xavier, ish-mesfushori i Palmeiras, u arrestua në shtëpi këtë të martë pasi nuk kishte paguar detyrimin e ish-bashkëshortes për tre muaj, e barabartë me një borxh prej 5.800 eurosh.

Sipas 'Globo Esporte', Cleiton, 40 vjeç, i cili i dha fund karrierës së tij në 2018 kur përfaqësoi Vitória nga Brazili, nuk ka në plan të paguajë shumën në fjalë dhe tani është në pritje të zhvillimeve në hetim. 

"Ky është një rast ndarjeje. Që nga momenti që ai nuk është më lojtar, ai nuk mund të paguajë shumën e pensionit që paguante. Ne e kuptojmë se urdhër-arresti është krejtësisht arbitrar. Ne u befasuam dhe tashmë kemi depozituar kërkesë për revokim”,- siguroi avokati i mesfushorit.

Cleiton Xavier kaloi një pjesë të madhe të karrierës së tij në Brazil, ku përfaqësoi klube si Internacional, Sport apo Palmeiras. Midis 2010 dhe 2015 ai kishte përvojën e tij të vetme jashtë vendit, në Metalist, në Ukrainë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll