Sport

Palmer, i yllit të Chelseat, i cili “asnjëherë” nuk ka dashur të largohet nga Man.City...

Playmakeri britanik ka folur në 'Sky Sports' për largimin e tij nga “Etihad”

10 Janar 2024, 13:44 Nga DOSJA

Palmer, i yllit të Chelseat, i cili “asnjëherë” nuk

ANGLI - Cole Palmer është lajmi i madh pozitiv në sezonin e parregullt të Chelsea.  “Blutë” janë mbytur në mesin e tabelës në Premierë, ndërsa mesfushori kreativ 21-vjeçar po shkëlqen.

Tetë golat dhe shtatë asistimet e tij në 21 ndeshje për Chelsean, e bëjnë atë golashënuesin më të mirë të londinezëve në Premierligë dhe në të gjitha turnetë (së bashku me Jackson). Megjithatë, Palmer “asnjëherë” nuk ka dashur të largohet nga City siç ka zbuluar në ‘Sky Sports’.

"Unë kurrë nuk kam dashur të largohem nga City. Nuk ishte qëllimi im. Doja të isha në huazim për një vit, të kthehesha dhe të isha gati për ekipin e parë. Por ata më thanë se nuk mund të shkoja në huazim, ose qëndroni, ose shitesh”,- tregon anglezi.

Palmer, i yllit të Chelseat, i cili “asnjëherë” nuk

“Më pas Chelsea më thirri dhe u thashë se doja të largohesha. Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe i lumtur që kam marrë këtë vendim”,- tha Palmer, një lojtar kyç për Pochettino në skuadrën blu.

“Blutë” kanë paguar 47 milionë euro për një lojtar, që luajti 41 ndeshje (gjashtë gola dhe dy asistime) nën drejtimin e Guardiolës. “Palmer ka një talent të veçantë përpara portës që është e vështirë të gjendet”,- ka thenë Pep për të. Tani, ai është një nga yjet e “Bluve” të Londrës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll