Politike

Drejtësia/ Rama: Ne kemi sistemin më të prapambetur në Evropë për dixhitalizimin

Rama u shpreh se nëse Parlamenti do të ish5te përfshirë në sistemin e AKSHI-t, sulmet do të ishin përballuar më mirë. 

10 Janar 2024, 15:19 Nga I.A
Drejtësia/ Rama: Ne kemi sistemin më të prapambetur në
Edi Rama

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se drejtësia shqiptare ka sistemin më të prapambetur në Evropë për dixhitalizimin. Në një deklaratë për mediat, Rama foli dhe për sulmet kibernetike ndaj Parlamentit. Rama u shpreh se nëse Parlamenti do të ish5te përfshirë në sistemin e AKSHI-t, sulmet do të ishin përballuar më mirë. 

“Ne kemi sistemin më të prapambetur në Europë nëse flasim për dixhitalizim. Ende me defterë që janë shumë më keq të renditur sesa të periudhës otomane e diktaturës. Ka shumë gabime ortografike e formulime ekstravagante të pakuptueshme dhe nuk mundësojnë asnjë transparencë në trajtimin e cështjeve gjyqësore. Nëse parlamenti do të ishte përfshirë në sistemin e AKSHI-t dhe të mbrojtjes nga AKCESKU do e kishte shumë më të lehtë. Nuk them se mund të mos goditej por do e kishte më të lehtë. Inovacioni do të ishte problem nëse nuk i marrim të gjithë të mirat,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll