Politike

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Fredi Belerit, seanca e radhës më 25 janar

Shkak për shtyrjen u bë angazhimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues në procese të tjera këtë të mërkurë.

10 Janar 2024, 13:55 Nga I.A
Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Fredi Belerit, seanca e
Fredi Beleri

TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është shtyrë sërish ditën e sotme. Mësohet se seanca e radhës është planifikuar që të mbahet më datë 25 janar. Shkak për shtyrjen u bë angazhimi i një prej anëtarëve të trupit gjykues në procese të tjera këtë të mërkurë.

Fredi Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, nën akuzat për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Fredi Beleri qëndron prej më shumë se 8 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar. 

fredi beleri

Sondazh

Poll