Politike

Nuk deklaroi dënimin në Greqi, kalon për gjykim Kreshnik Hajdari, kërkon gjykim të shkurtuar

Mësohet se gjatë seancës së sotme në GJKKO, Hajdari ka kërkuar gjykim të shkurtuar.

10 Janar 2024, 13:27 Nga I.A
Nuk deklaroi dënimin në Greqi, kalon për gjykim Kreshnik Hajdari,
Kreshnik Hajdari

TIRANË- Dosja hetimore ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari ka kaluar poër gjykim. Mësohet se gjatë seancës së sotme në GJKKO, Hajdari ka kërkuar gjykim të shkurtuar. Sipas SPAK, Hajdari nuk ka deklaruar në formular dënimin e tij të marrë në Greqi për kalim të jashtëligjshëm të kufirit në vitin 1999.

SPAK mori si të pandehur Hajdarin pasi i njoftoi akuzën për falsifikim të formularëve. Sipas Prokurorisë së Posaçme, ai ka shkelur nenin 190/2 të Kodit Penal, që parashikon dënim nga 6 muaj burg deri në 5 vjet, si pasojë e mosdeklarimit të procesit gjyqësor ndaj tij në Greqi në formularët e dekriminalizimit dy herë, nga viti 2019 e në vazhdim.

kreshnik hajdari

Sondazh

Poll