Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj Fredi Belerit, seanca e radhës më 25 janar
Fredi Beleri TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është shtyrë s...
Ndërkohë që theksoi se për veprat e infrastrukturës ka një pamje të qartë të Korridorit të 8.

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje nga mbledhja dyditore e qeverisë në Lezhë. Në një deklaratë për mediat, Rama ka deklaruar se në fokus ishte qeveria dhe parlamenti. Ndërkohë që theksoi se për veprat e infrastrukturës ka një pamje të qartë të Korridorit të 8. Rama deklaroi se për Portin e Porto Romanos në Durrës kanë ndryshuar strategji, në mënyrë që të kalojnë me financim të brendshëm.
"Në diskutimin për veprat e infrastrukturës rrugore, portuale, kemi një pamje shumë të qartë të ecurisë së punës me korridorin blu. Do hapim brenda vitit për qarkullim aksin Thumanë-Kashar, ku thuajse 17% e punimeve janë duke u realizuar. Do procedojmë para sezonit me nënshkrimin e kontratave për Kashar-Rrogozhinë, Rrogozhinë -Lekaj. Po punohet për fazën e parë të segmentit Milot-Muriqan.
Nga ana tjetër kemi adresuar nevojë për financim të bypassit të madh te Elbasanit. Kemi diskutuar financimin e katër km që duhen për të lidhur dhe 10 stacione nga Kashari në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për Durrës-Rrogozhinë. Ndërkohë kemi aplikuar për të shkuar më poshtë, Rrogozhinë-Pogradec.
Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do kalohet nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar dhe nga pala e Kosovës. Po ashtu kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama.
Fredi Beleri TIRANË- Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, është shtyrë s...
Kreshnik Hajdari TIRANË- Dosja hetimore ndaj kryebashkiakut të Kuçovës Kreshnik Hajdari ka kaluar poër gjykim. Mësohet...
TIRANA- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pasi ka dëshmuar sot në GJKKO për dosjen “Gërdeci” ka deklaruar për mediat...
KOSOVA- Qytetarët e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviç dhe Zubin Potok, kanë...
TIRANË- Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka dal ditën e sotme me një deklaratë ku...
SPAK TIRANË- Agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit po marrin në pyetje personat nën hetim për vjedhjen në kon...
Kosova- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodav...
KOSOVA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti foli në mbledhjen e sotme të qeverisë për arrestimet e qytetarëve të Kosovë...
Arben Ahmetaj TIRANË- Komisioni Qendror i zgjedhjeve po punon për zvendësimin e mandatit të Arben Ahmetajt si deputet. Si ...
Arben Ahmetaj TIRANË- Kuvendi i ka dërguar një shkresë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për humbjen e mandatit t&eu...