Aktualitet

Zjarr në një dyqan në zonën e 21-dhetorit

Ndërkohë që shkak për zjarrin e rënë, dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. 

10 Janar 2024, 14:37 Nga I.A

Zjarr në një dyqan në zonën e 21-dhetorit

TIRANË- Një zjarr ka rënë mesditen e sotme në një dyqan në zonën e 21-dhjetorit. Mësohet se zjarri në rënë në një biznes duralumini. 

Ndërkohë që shkak për zjarrin e rënë, dyshohet se është bërë një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet zjarrfikëse si dhe policia, për të bërë të mundur vendosjen e zjarrit nën kontroll.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 10.01.2024, rreth orës 14:17, në rrugën “Naim Frashëri”, ka rënë zjarr në një biznes me materiale alumini, në pronësi të shtetasit A. Sh., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e rënies së zjarrit.

zjarr ne zonen e 21 dhjetorit

Sondazh

Poll