Aktualitet

Tregtonin paketa me cigare të kontranbanduara, arrestohen 4 persona në Tiranë, procedohen edhe 7 të tjerë

Ditën e sotme në Tiranë janë vënë në pranga 4 persona dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë pasi magazinonin dhe tregtonin paketa me cigare, të kontrabanduara, në dyqanet e tyre.

10 Janar 2024, 11:57 Nga N.F

Tregtonin paketa me cigare të kontranbanduara, arrestohen 4 persona në

Foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme në Tiranë janë vënë në pranga 4 persona dhe janë proceduar penalisht 7 të tjerë pasi magazinonin dhe tregtonin paketa me cigare, të kontrabanduara, në dyqanet e tyre.

Sipas njoftimit  të policisë 4 të arrestuarit kishin të magazinuar paketa me cigare kontrabandë të cilat i shisnin në dyqanet e tyre. 7 personat e tjerë u prpceduan në gjendje të lirë për të njëjtën akuzë dhe për fshehjen e të ardhurave nga kjo veprimtari.

Njoftimi i plotë:

DVP Tiranë/ Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacioni policor i koduar “Cigarette”. Ekzekutohet masa e sigurisë "Arrest në burg", për 4 shtetas, dhe nis procedimi në gjendje të lirë për 7 të tjerë, pasi magazinonin dhe tregtonin paketa me cigare, të kontrabanduara, në dyqanet e tyre.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, pas një pune të mirëfilltë hetimore, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, bazuar dhe në informacionet e siguruara nëpërmjet inteligjencës informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Cigarette". Si rezultat i këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: - F. Z., 68 vjeç, P. J., 43 vjeç, A. Sh., 29 vjeç, dhe E. F., 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. Y., 51 vjeç, A. H., 51 vjeç, I. D., 37 vjeç, S. O., 50 vjeç, G. B., 59 vjeç, L. H., 55 vjeç dhe A. T., të gjithë banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas kanë kontrabanduar, magazinuar dhe tregtuar cigare, në subjektet e tyre tregtare, si dhe kanë fshehur të ardhurat e përfituara nga kjo veprimtari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

policia arrestim tirane kontrabande

Sondazh

Poll