Aktualitet

U gjend i pajetë në shtëpi, çfarë ndodhi me 47-vjeçarin në Shkodër

Ishin familjarët e tij ata që e gjetën 47-vjeçarin e pajerë si fillim dhe sipas njoftimit të policisë dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

10 Janar 2024, 13:35 Nga M.B

U gjend i pajetë në shtëpi, çfarë ndodhi me

Shkodra- Trupi i pajetë i një 47-vjeçari me inicialet A. M., është gjëtur ditën e sotme rreth orës 12:00 në banesën e tij në lagjen “Perash” në Shkodër. Ishin familjarët e tij ata që e gjetën 47-vjeçarin e pajerë si fillim dhe sipas njoftimit të policisë dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

 

Njoftimi i policisë:

"Rreth orës 12:00, është gjetur i pajetë, nga familjarët, në banesën e tij në lagjen “Perash”, shtetasi A. M., 47 vjeç. Paraprakisht, në trupin e 47-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe dyshohet se humbja e jetës është prej shkaqeve natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar ligjërisht shkakun e vdekjes."

shkoder policia trup i pajete

Sondazh

Poll