Aktualitet

Vodhi në 3 banesa, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

Sipas policisë, dyshohet se më datë 24.12.2023, ai ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

10 Janar 2024, 11:29 Nga M.B

Vodhi në 3 banesa, arrestohet 47-vjeçari në Kavajë

KAVAJË- Një 47-vjeçar, autor i dyshuar i vjedhjeve në 3 banesa brenda një dite, është arrëstuar në Kavajë. Sipas policisë, dyshohet se më datë 24.12.2023, ai ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale mësohet se janë sekuestruar një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga 47-vjeçari.

Njoftimi i policisë:

"Golem, Kavajë Vodhi në të njëjtën ditë, shuma parash, në 3 banesa, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtën veprimtari kriminale. Sekuestrohen para dhe sende të dyshuara të vjedhura, si dhe sende të tjera që përdoreshin gjatë vjedhjeve. Si rezultat i hetimeve profesionale dhe intensive, të kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, autorin e disa vjedhjeve të kryera në Golem, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe vunë në pranga shtetasin B. S., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Durrësit i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi nga hetimet rezultoi se më datë 24.12.2023, ka vjedhur në 3 banesa në Golem, shumat 30 000 lekë, 100 000 lekë, 7000 euro dhe 3000 dollarë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash, 3 ora dore, 2 m fitil zjarrpërcjellës dhe sende të tjera të dyshuara të vjedhura, si dhe doreza, kapuç, gërshërë, automjet dhe veshje që dyshohet se përdoreshin nga shtetasi B. S., gjatë kryerjes së vjedhjeve. Po hetohet për të provuar ligjërisht vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 47-vjeçari. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme."

kavaja policia vjedhje ne golem

Sondazh

Poll