Aktualitet

Vjedhje dhe thyerje e masës së sigurisë, vihen në pranga tre të rinj në Durrës

Dy të arrestuarit mësohet se kishin vjedhur një servis automjetesh në Golem.

10 Janar 2024, 11:46 Nga N.F
Vjedhje dhe thyerje e masës së sigurisë, vihen në pranga tre
Policia e Durrësit

DURRËS- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Durrës për vepra të ndryshme penale. Dy të arrestuarit mësohet se kishin vjedhur një servis automjetesh në Golem. Sa i përket të arrestuarit të tretë ai u vendos në pranga pasi kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të punës së Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në territor, vihen në pranga 3 autorë të dyshuar veprash të ndryshme penale. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe ndërhyrjes së menjëhershme, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë vunë në pranga shtetasit V. L., 32 vjeç dhe Sh. A., 20 vjeç, të dy banues në Durrës. Këta shtetas u kapën menjëherë pasi kishin vjedhur në një servis automjetesh në Golem, disa pjesë për këmbim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan shtetasin O. B., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi ka dalë jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

durres arrestim servis vjedhje

Sondazh

Poll