Aktualitet

Çështja Gërdeci, Ylli Pinari: Patrik Henri propozoi krijimin e një linje demontimi për fishekët

Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar ne Shqipëri kompaninë Albademil ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji.

10 Janar 2024, 11:07 Nga M.B

Çështja Gërdeci, Ylli Pinari: Patrik Henri propozoi krijimin e

TIRANË- Ish-drejtori i MEICO, kompanisë së shitjes së municioneve për Gërdecin, Ylli Pirani, ka dëshmuar sot në GJKKO në procesin ndaj Fatmir Mediut. Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar ne Shqipëri kompaninë Albademil ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji. Në dëshminë e tij, Pinari ka thënë se MEICO nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit te Gërdecit si vend demontimit.

“Fillimisht kemi pasur komunikime me email. Pas shkëmbimit të informacionit Patrik Henri propozoi krijimin e një linje demontimi”, ka thënë Pinari. Patrik Henri ishte bashkëpronar me 25% të aksioneve në kompaninë Alba Demil me Delijorgjin.

gerdeci fatmir mediu gjkko

Sondazh

Poll