Aktualitet

Lëvizte me armë në fshat, telashe për 17-vjeçarin në Mat

Mësohet se policia ka rrethar zonën ku lëvizte 17-vjeçari dhe po ashtu bëhet me dije se i riu ka tentuar ta fshehë armën në tavanin e banesës së një shoku të tij.

10 Janar 2024, 09:21 Nga M.B
Lëvizte me armë në fshat, telashe për 17-vjeçarin
Armë, Mat

Mat- Një 17-vjeçar me inicialet O. C., është proceduar pënalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, në fshatin Stojan të Matit pasi kishte përhapur panik te banorët teksa lëvizte me një armë gjahu.

Mësohet se policia ka rrethar zonën ku lëvizte 17-vjeçari dhe po ashtu bëhet me dije se i riu ka tentuar ta fshehë armën në tavanin e banesës së një shoku të tij. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar arma e gjahut dhe municione luftarake.

Njoftmi i policisë:

"Mat Lëvizte në rrugët e fshatit me armë gjahu duke krijuar panik tek banorët, falë bashkëpunimit me qytetarët, lokalizohet, kapet dhe procedohet penalisht autori. Poseduesi i armës një 17- vjeçar, për të cilin nisi hetimi penal në gjendje të lirë për shkak të moshës. Sekuestrohet arma e gjahut dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave në kuadër të operacionit mbarëkombëtar të koduar "Sundimi i Ligjit", falë informacioneve të siguruara nga bashkëpunimi me qytetarët, për një shtetas të mitur, i cili lëvizte në rrugët e fshatit Stojan, me një send në duar në dukje si armë gjahu duke shkaktuar panik tek banorët, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Stojani", për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur rrethimin e zonës ku lëvizte 17-vjeçari, dhe në kohën e ndërhyrjes së Policisë, 17-vjeçari ka tentuar ta fshehë armën e gjahut në tavanin e banesës së shokut të tij. Në përfundim të veprimeve të para herimore, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, nisën procedimin penal në gjendje të lirë, për shkak të moshës për shtetasin O.C., 17 vjeç, banues në fshatin Stojan, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Arma e gjahut dhe municioni luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme."

mat arme policia

Sondazh

Poll