Aktualitet

"Po shkoj te një shok", si u kap shqiptari me makinën e mbushur me drogë në Itali

Policia italiane e pyeti shqiptarin se ku po shkonte dhe ai i është përgjigjur “tek një shok”. Në atë moment policët, nisën të dyshonin dhe thërrasin në ndihmë qenin nuhatës “Alex”.

10 Janar 2024, 09:01 Nga M.B
"Po shkoj te një shok", si u kap shqiptari me makinën e
Policia iltaliane

Itali- Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 20 kg hashash, 1 kg marijuanë si dhe 1 pistoletë revolver teksa drejtonte një automjet tip “Seat” në Bellochi duke ardhur nga Roma. Policia italiane e pyeti shqiptarin se ku po shkonte dhe ai i është përgjigjur “tek një shok”.

Në atë moment policët, nisën të dyshonin dhe thërrasin në ndihmë qenin nuhatës “Alex”. Brenda bagazhit ai gjeti një vend të improvizuar ku u gjet droga dhe në të njëjtin zonë në makinë ishte fshehur edhe një revolver. Gjyqtari hetues Giacomo Gasparini, urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg për shqiptarin dje.

italia droge shqiptar

Sondazh

Poll