Sport

VIDEO/ Bellingham trondit botën e futbollit me vlerësimin për Leo Mesin dhe Kylian Mbappe: “Ka shumë lojtarë që ecin”…

Jude Bellingham, orët e fundit, befasoi botën me një vlerësim të papritur ndaj Kylian Mbappé dhe Lionel Messit.

10 Janar 2024, 11:10 Nga DOSJA
VIDEO/ Bellingham trondit botën e futbollit me vlerësimin për Leo

SPANJE - Jude Bellingham, që nga ardhja e tij te Real Madrid dhe falë paraqitjeve të tij të pabesueshme, e çuar atë në gradën e yllit të botës së futbollit. 

Një status i lakmueshëm, por që do të thotë edhe se spiunohet për fjalët e tij më të vogla. Dhe deklarata e tij e fundit për Lionel Messin dhe Kylian Mbappé rrezikon t'i bëjë njerëzit të flasin. Në të vërtetë, orët e fundit, Bellingham ishte i ftuari i “CBS”, ku filloi diskutimi për nominimin e lojtarëve për “TOTY” në lojën EA FC 24.

Jamie Carragher, konsulent në “CBS”, ndërtoi një ekip me një treshe sulmuese: Mbappé - Kane - Messi. “Shikoni vijën sulmuese. Dua të them, a mund të zgjidhni një sulm më të mirë se ky? Ju keni Mbappe, lojtarin më të mirë në botë aktualisht. Ju keni Messin...”. 

Një zgjedhje që Bellingham nuk hezitoi ta vërë në dyshim me një kritikë që do t'i bëjë njerëzit të flasin. "Unë nuk mendoj se ka energji të mjaftueshme atje,"- tha fillimisht mesfushori anglez, i cili pa iu larguar kësaj teme, mendoi se kishte "shumë lojtarë që ecin". 

Messi dhe Mbappé duhet ta vlerësojnë atë, edhe nëse Carragher u përpoq t’i mbronte ata. “E dini çfarë Jude, bëni një vrap me Mbappé dhe shikoni se çfarë ndodh”,- tha ish-mbrojtësi i Liverpool.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll