Sport

Për Carlo Ancelottin, mesfushori Federico Valverde duhet të jetë pak më “arrogant”...

Trajneri i Real Madridit i ka kërkuar lojtarit të tij, Federico Valverde, që të tregojë forcë më të madhe karakteri në fushë.

10 Janar 2024, 10:52 Nga DOSJA
Për Carlo Ancelottin, mesfushori Federico Valverde duhet të jetë

ARABIA SAUDITE - Në prag të gjysmëfinales së Superkupës spanjole ndërmjet Real Madrid dhe Atlético Madridit (të mërkurën, në orën 20:00 në Arabinë Saudite), Carlo Ancelotti lavdëroi mesfushorin e tij uruguajan, Federico Valverde.

Ai e vlerëson atë për shkathtësinë dhe cilësitë njerëzore. Por trajneri italian i ‘Merengues’ beson se lojtari i tij mund të shkojë edhe më lart me pak më shumë besim te vetja.

“Valverde është një lojtar i kompletuar, një mesfushor që mund të luajë futboll në disa pozicione. Ai luajti si anësor kur fituam Champions League, por ai mund të luajë si mesfushor qendror. Në këtë kuptim, ai është një lojtar shumë i kompletuar dhe shumë i rëndësishëm. 

Ai gjithashtu mund të luajë në këto pozicione të ndryshme gjatë së njëjtës ndeshje. Është e rrallë të gjesh lojtarë të këtij profili në treg dhe ne jemi me fat që e kemi atë ”,- tha Ancelotti për në konferencën për shtyp.

“Megjithatë, unë mendoj se ai ende mund të përmirësohet, ai ka vend për përmirësim dhe kjo do të ndodhë kur të fillojë të ketë më shumë personalitet dhe karakter. Ai është një djalë shumë modest, që e kupton se është i fortë. 

Kjo modesti është e mirë në një farë mënyre, sepse unë gjithmonë preferoj një lojtar modest sesa një lojtar arrogant, por ndonjëherë pak arrogancë të bën më të fortë në karakter”.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll