Sport

Edhe Leo Messi i jep lamtumirën ‘Kaiserit’...

Lionel Messi i ka thënë lamtumirë Franz Beckenbauer-it përmes një storie në Instagram.

9 Janar 2024, 19:24 Nga DOSJA

Edhe Leo Messi i jep lamtumirën ‘Kaiserit’...

SHBA - Lajmi për ndarjen nga jeta e legjendarit Franz Beckenbauer në moshën 78-vjeçare solli trishtim në futbollin botëror.

Vitet e fundit, i vetmi ‘Kaiser’, përballej me probleme shëndetësore dhe kishte bërë dy operacione në zemër, ndërsa në vitin 2019 humbi plotësisht shikimin në syrin e djathtë.

Në mënyrën e tij edhe Lionel Messi i ka dhënë lamtumirën e fundit futbollistit legjendar. Ylli argjentinas ka postuar një foto të gjermanit në një histori në Instagram, duke shkruar “Prehu në paqe!”.

Edhe Leo Messi i jep lamtumirën ‘Kaiserit’...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll