Sport

‘Kaiseri” Franc Beckenbaur dhe shqiptarët… “Sa të vështirë e kemi t'ju mundim juve, nuk po jua gjejmë dot çelësin”

Ish-futbollisti dhe trajneri Faruk Sejdini dhe mesfushori Sulejman Demollari, kujtojnë episode nga takimet me legjendën gjermane, Franc Beckembauer...

9 Janar 2024, 20:05 Nga DOSJA

‘Kaiseri” Franc Beckenbaur dhe shqiptarët… “Sa

TIRANE - Nuk kishte se si një prej figurave më të mëdha dhe më të suksesshme të futbollit gjerman si Franc Beckenbauer, të mos kishte lënë një pjesë nga mirësia, profesionalizmi dhe bujaria e tij edhe tek personazhet e futbollit shqiptar, të cilët kanë patur fatin të përballen me skuadrën përfaqësuese gjermane, që ai ishte pjesë.

Kështu Faruk Sejdini, ish-lojtar i ekipit kombëtarë në vitet '70, në mikrofonin e Top Channel, kujton takimin në Karslruhe me Gjermaninë dhe ceremoninë pas ndeshjes ku protagonist ishte Beckenbauer.

‘Kaiseri” Franc Beckenbaur dhe shqiptarët… “Sa

“Ai vetë kishte një respekt të madh për Panajot Panon. Nuk do ta harroj kurrë, kishte veshur një veshje të bardhë kur i solli Panajotit një çantë të madhe me tuta, këpucë futbolli, shapka e çdo gjë, nga ato më të mirat që kishin ata”.

Por Beckenbauer, veç futbollistit të madh ishte dhe një nga më të preferuarit e femrave anembanë botës edhe në Shqipëri.

“Ai kishte dhe një veçantë, që përveçse ishte një futbollist i madh ishte edhe shumë simpatik, mbaj mend kur ka ardhur në Tiranë, u mbush stadiumi me 5-6 mijë njerëz ku shimicat ishin të gjitha vajzat e të gjitha gjimnazeve të Tiranës”.

Profesor Sejdini është përballur me Beckenbaurin edhe në Kupën e Kampionëve në vitin 1990, ai trajner i Marsejës, Sejdini i Dinamos.

“Më pyeti a ke qenë në ndonjë ndeshje me Gjermaninë dhe i thashë që kemi luajtur bashkë në Karlsruhe, ndërkohë më tha se sa vështirë kemi t'ju mundim juve, s’po jua gjejmë dot çelësin. Më pas pyeti për futbollin në përgjithësi se ishin fillimet e viteve ‘90 na pa prapë që ishim copë-copë dhe na dhuruan veshje sportive. Ne ishim njësoj si në vitet '70 edhe në '90 si “Luli i Vocërr” i Migjenit”.

Ndërkohë që një prej futbollistëve më të mëdha të të gjtiha kohërave të futbollit tonë si Sulejman Demollari pati fatin gjithashtu të luaj ndaj ekipeve të Beckenbauerit, por edhe më tepër se aq.

‘Kaiseri” Franc Beckenbaur dhe shqiptarët… “Sa

“Me të dëgjuar nga përkthyeri, doktor Pano Lulo, në intervistën pas ndeshjes midis Shpresave Shqipëri-Gjermani në Shkodër ai kish thënë, sikur ta merrnim në Gjermani këtë djalin e vogël. Ky është kujtimi im nga një legjendë e madhe e futbollit”.

Ndërkohë Demollari ishte edhe pjesë e Dinamos kur luajti kundër Marsejës.

“Një bashkëbisedim me të u bë në jahtin e presidentit të Marsejës, Bernard Tapia, na mblodhi të gjithë ne si ekip mik dhe aty ishte edhe Beckenbaur si trajneri i Marsejës”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll