Bota

Bie kabina e teleferikut në Austri, çfarë ndodhi me familjen që ishte brenda?

Kabina e teleferikut ka rënë nga rreth 7 metra lartësi pasi një pemë mendohet të ketë prekur kabllon e saj rreth orës 10:20 të martën në mëngjes.

10 Janar 2024, 10:26 Nga M.B

Bie kabina e teleferikut në Austri, çfarë ndodhi me familjen

Austri- Rënia e në kabine teleferiku në Austri ka sjell si pasojë plagosjen e 4 personave, anëtarë të një familjeje daneze. Ngjarja ndodhi në vendskijimin Hochoetz në Tirol në perëndim të Austrisë. Kabina e teleferikut ka rënë nga rreth 7 metra lartësi pasi një pemë mendohet të ketë prekur kabllon e saj rreth orës 10:20 të martën në mëngjes.

Operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë sepse vendi ishte i pjerrët dhe i vështirë për punëtorët e urgjencës që të arrijnë deri atje.

“Gondola u rrëzua në një zonë shumë të gurtë, megjithëse zinxhiri i shpëtimit funksionoi shumë mirë. Shpëtimtarët arritën shumë shpejt në vendngjarje, por terreni e bëri atë shumë të vështirë dhe helikopterët nuk mund të arrinin atje shumë lehtë”, ka thënë Michaela Burger nga kompania e kabllove.

austri teleferik te plagosur

Sondazh

Poll