Politike

PS voton më 16 Nëntor/ Rama: Zgjedhjet nuk bëjnë lajm në mediet me thashetheme, riorganizim për sfidën e vitit 2021

6 Nëntor 2019, 18:17 Nga DOSJA
PS voton më 16 Nëntor/ Rama: Zgjedhjet nuk bëjnë lajm

ELBASAN– Ditën e sotme socialistët u mblodhën nismën “Ti zgjedh” nga qyteti i Elbasanit për zgjedhje të brendshme brenda Partisë Socialiste, të cilat do të mbahen në datë 16 Nëntor.

Në këtë takim, kryeministri Edi Rama është shprehur se ky është një process, i cili do të sjellë ripërtëritjen e PS për t’u përgatitur për sfidën e 2021.

Numri një i qeverisë  tha se është duke shkuar drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja.

Postimi i plotë i Edi Ramës:

Zgjedhjet në PS nuk bëjnë lajm në mediet e zëna me thashetheme, gënjeshtra e të zeza nga vendi e bota, por ato janë një proces me shumë pjesëmarrje, organizatë më organizatë e asamble më asamble, ku Partia Socialiste po ripërtërihet e riorganizohet për sfidën e vitit 2021.

Një përgëzim për të gjithë anëtarësinë socialiste dhe për socialistët e socialistet e Elbasanit, që siç tregojnë këto pamje të pasdites së sotme, po shkojnë drejt zgjedhjes së delegatëve të Kongresit me energji të reja pozitive.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama elbasan zgjedhjet ne ps edi rama elbasan zgjedhjet ne ps

Sondazh

Poll