Bota

Përdorimi i drogës e çoi drejt vetëvrasjes/ Ndryshimi drastik i 25-vjeçares, nga ferri në parajsë (FOTOT)

7 Nëntor 2019, 12:02 Nga DOSJA
Përdorimi i drogës e çoi drejt vetëvrasjes/ Ndryshimi

SHBA- Historia e amerikanes, Jamee Valet është një histori frymëzimi për të gjithë ata që kanë varësi nga droga. 24-vjeçarja ka ndarë me të gjithë disa foto ku shfaqet ajo para dhe pas shërimit nga varësia. Me këto foto ajo ka dashur t’iu tregojë të tjerëve rreth udhëtimit të saj të jashtëzakonshëm dhe që “Rimëkëmbja është e mundur”.

Ajo në postimin e saj sqaroi se ka arritur të kthejë jetën e saj dhe madje ka arritur të marrë edhe diplomën e saj GED.”Emri im është GED dhe unë jam një heroinë që ka arritur të shpëtojë nga varësia nga drogërat. Këto foto që kam postuar janë të dy viteve më parë. Momenti më i bukur i jetës sime është momenti kur mora diplomën GED. Rimëkëmbja është e mundur.

Në një intervistë për Daily Mail ajo ka treguar se ka pasur një fëmijëri të ashpër dhe se ishte kjo ajo që e dërgoi drejt varësisë nga droga, seksi, alkooli tek të cilat u mbështet për të shpëtuar nga realiteti. Pasi filloi pirjen e duhanit në moshën 13-vjeçare, në moshën 15-vjeçare u njoh me dikë që e lidhi me pilula si, Vicodin, Morphine, Oxycodone, Dilaudid dhe Percocets. “Kjo situatë agravoi shumë shpejt dhe drogërat u bënë shoqja ime më e mirë”, tha ajo. Valet është arrestuar për herë të parë në moshën 19-vjeçare dhe vijoi kështu duke rënë në prangat e policisë gjashtë herë për vjedhje. Ishte në burg hera e parë kur u përpoq të vetëvritej.

Tani Jamee Valet është 25 vjeçe dhe punon në ndërtim, por shpreson që në të ardhmen të punojë si estetiste./ marrë nga ladbible

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota jamee valet varesia nga droga jamee valet varesia nga droga

Sondazh

Poll