Politike

“Porositës i atentatit të prokurorit Ndoja”, Kokoneshi i ‘përvishet’ Berishës: S’ndihem i frikësuar nga një njer

6 Nëntor 2019, 17:27 Nga DOSJA
“Porositës i atentatit të prokurorit Ndoja”, Kokoneshi i

TIRANË- Kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi ka reaguar pas denoncimit të Sali Berishës, i cili e akuzonte këtë të fundit se është përfshirë në atentatin e prokurorit Arjan Ndoja.

Përmes një reagimi në Facebook, Kokoneshi e quan Berishën “plak të çmendur” ndërsa hedh poshtë që një skenar i tillë të jetë i vërtetë.

Ne lidhje me postimin e sotem, ne te cilin ky Plak i Cmendur ka kaluar te gjithe kufijte e imagjinates se tij te semure, mundohet te me implikoje me ngjarje dhe persona te cilet une nuk i njoh fare, nuk jane pjese e Bashkise qe une drejtoj, dhe nuk kam asnje lloj kontakti me ta”, shkruan Kokoneshi, ndërsa shton se do ta padisë në gjykatë për shpifje dhe kërcënime me jetë.

Ndërkohë në një prononcim për Dosja.al, Fredi Kokoneshi deklaroi se nuk ndihet i frikësuar nga një person psiqik, referuar Sali Berishës.

“Unë nuk ndihem i frikësuar nga një person psiqik, do shihemi në gjyq”, u shpreh Kokoneshi.

Ragimi i plotë i Fredi Kokoneshit: 

Duke ju kerkuar ndjese per kete postim jo te zakonshem nga ana ime, dua te sqaroj te gjithe qytetaret e Bashkise time dhe mbare opinionin, ne lidhje me postimin e bere pak minutash nga plaku i cmendur Sali Berisha.

Edhe pse e kam paralajmeruar edhe me heret kete njeri qe te mos hedhe balte mbi figuren time, ky njeri i felliqur nuk resht se shpifuri duke krijuar skenare te uleta qe shkojne pertej imagjinates se nje njeriu normal.

Ne lidhje me postimin e sotem, ne te cilin ky Plak i Cmendur ka kaluar te gjithe kufijte e imagjinates se tij te semure, mundohet te me implikoje me ngjarje dhe persona te cilet une nuk i njoh fare, nuk jane pjese e Bashkise qe une drejtoj, dhe nuk kam asnje lloj kontakti me ta.

Ne lidhje me sa me siper, deklaroj edhe nje here se:

Nuk e njoh fare personin e permendur ne kete postim;

Nuk kam asnje lidhje dhe njohje personale me prokurorin ne fjale apo personat qe kane shoqeruar ate.

Ky njeri i pafytyre, duke mos pranuar dot faktin e nje ndryshimi rrenjesor te nje qyteti ne te gjithe aspektet e jetes se tij, kerkon here pas here te perbalte figuren time duke shpifur ne menyre te paturpshme ngjarje te paqena.

Me plakun e cmendur Sali Berisha, do te perballem vetem ne gjykate per shpifjet dhe kercenimin me jete ndaj meje.

AKUZA

Ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot një denoncim të rëndë, drejtuar numrit dy të qeverisë, zv/kryeministrit Erion Braçe, si dhe kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Berisha shkruante se Braçe së bashku me kryebashkiakun e Divjakës janë të përfshirë në atentatin ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja në Shkozet.

Atentati i 1 nëntorit, plagosja e prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit të Shijakut dhe Andi Malokut

Një skenë hollivudi e krimit shqiptau përsërit të shtunën në vendin e njohur si Mbikalimi i Shkozetit në Durrës. Makina tip “Benz”, ku po udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, ra pre e një atentati, pasi një makinë tjetër “Benz”, ngjyrë gri, nisi të qëllonte me breshëri, duke lënë të plagosur të tri personat që po udhëtonin në këtë makinë.

Prokurori Arjan Ndoja, shoferi i tij, ish-polici i Krujës Andi Maloku dhe një person i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Landi Muharremi (Aleksandër Laho), ngelën të plagosur pasi ndaj tyre u qëlluan mbi 20 plumba.

Atentatorët dyshohet se janë një skuadër vrasësish me pagesë, ndërsa pak orë pas ngjarjes në Ishëm, u gjet makina e tyre e padjegur, dhe brenda ndodheshin dy armët e përdorura në këtë atentat, përkatësisht dy kallashnikovë AK-47. Dosja i ka kaluar prokurorit Anton Martini, ndërsa Ndoja ka thënë se nuk i njeh autorët e atentatit. Për këtë ngjarje janë shoqëruar në Polici edhe të afërmit e Lul Berishës, Plaurent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët pas dëshmisë janë lënë të lirë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike atentat prokurorit arjan ndoja fredi kokoneshi perplasje me arme zjarri ne shkozet atentat prokurorit arjan ndoja fredi kokoneshi perplasje me arme zjarri ne shkozet

Sondazh

Poll