Bota

Blinken dhe Netanyahu takim në Tel Aviv, diskutojnë për shmangien e dëmtimeve të civilëve dhe mbrojtjen e infrastrukturës në Gaza

Blinken dhe Netanyahu diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe rëndësinë e rritjes së nivelit të ndihmës humanitare që arrin civilët në Gaza.

9 Janar 2024, 15:46 Nga r.ll
Blinken dhe Netanyahu takim në Tel Aviv, diskutojnë për shmangien
anthony blinken dhe benjamin netanyahu

IZRAEL- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksoi rëndësinë e shmangies së dëmeve të mëtejshme civile dhe mbrojtjes së infrastrukturës civile në Gaza në takimin e tij me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe kabinetin e luftës në Tel Aviv.

Blinken thotë se të dy palët diskutuan një propozim nga ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant - gjithashtu një anëtar i kabinetit të luftës - në të cilin Izraeli nuk do t'i lejonte palestinezët të kthehen në Gazën veriore derisa të lirohen të gjithë pengjet e mbetura. Një zyrtar amerikan i tha CNN të hënën se çështja pritej të ishte pjesë e diskutimit.

Blinken dhe Netanyahu diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura dhe rëndësinë e rritjes së nivelit të ndihmës humanitare që arrin civilët në Gaza, sipas CNN.

Në takimin e tij me presidentin izraelit Isaac Herzog trajtoi gjithashtu të njëjtat çështje, ndërsa përsëriti mbështetjen e SHBA për "të drejtën e Izraelit për të siguruar që sulmet terroriste të 7 tetorit nuk mund të përsëriten.

Përpara takimit të tij me zyrtarët izraelitë, diplomati i lartë amerikan, i cili është në një tur shumëkombësh në Lindjen e Mesme, foli gjithashtu me Sigrid Kaag, Koordinatorja e Lartë Humanitare dhe Rindërtimi e OKB-së për Gazën, duke u zotuar për bashkëpunim të ngushtë me të.

antony blinken benjamin netanyahu

Sondazh

Poll