Bota

E rëndë! Nëna vret fëmijën 4-vjeçar dhe e fut në valixhe, sanitaret e hotelit zbulojnë shenjat e gjakut

Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar nëna e fëmijës e cila është CEO i një startup indian të teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI).

9 Janar 2024, 15:20 Nga N.F
E rëndë! Nëna vret fëmijën 4-vjeçar dhe e fut
Nëna e dyshuar për vrasjen

INDI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi ku një fëmijë 4-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një valixhe. Në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar nëna e fëmijës e cila është CEO i një kompanie indian të teknologjisë së inteligjencës artificiale (AI).

CEO i "The Mindful AI Lab", Suchana Seth u arrestua në distriktin Chitradurga të shtetit Karnataka teksa po kthehej me taksi nga shteti fqinj, Goa. Arrestimi i saj erdhi pas gjetjes së trupit të femijës së mitur në valixhe. Seth ishte regjistruar në një dhomë hoteli me djalin e saj në Goa të shtunën, por djali nuk ishte me të kur ajo liroi dhomën të hënën mbrëma.

Stafi i pastrimit të hotelit gjeti gjurmë gjaku në dhomë pasi gruaja u largua dhe njoftoi policinë ku më pas u bë i mundur arrestimi i saj.

"Kur hapëm valixhen e saj, gjetëm trupin e fëmijës ," u tha gazetarëve shefi i policisë së Goas së Veriut, Nidhin Valshan. Burime policore thanë se pas krimit, Seth ka tentuar të vrasë veten. 

vrasje indi policia fëmijë valixhe

Sondazh

Poll