Bota

Zëvendëson Borne/ Gabriel Attal, emërohet kryeministri i ri në Francë

Riorganizimi vjen pasi Macron po kërkon t'i japë një shtysë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më vonë këtë vit.

9 Janar 2024, 12:34 Nga a.l
Zëvendëson Borne/ Gabriel Attal, emërohet kryeministri i ri
Gabriel Attal

FRANCË- Presidenti francez, Emmanuel Macron ka emëruar ministrin 34-vjeçar të Arsimit të vendit, Gabriel Attal, si kryeministër, raportojnë mediat franceze. Ai është kryeministri më i ri francez në historinë moderne dhe do të pasojë Élisabeth Borne, e cila dha dorëheqjen dje.

Riorganizimi vjen pasi Macron po kërkon t'i japë një shtysë të re mandatit të tij të dytë përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian më vonë këtë vit.

Attal, një aleat i ngushtë i Macron, i cili u bë një emër i njohur si zëdhënës i qeverisë gjatë pandemisë COVID. Një nga politikanët më të popullorë të vendit, Attal ka bërë emër si një ministër i zgjuar, i qetë për shkak të daljeve të tij në emisionet radiofonike dhe në parlament. 

“Gabriel Attal është paksa si Macron i vitit 2017,”- tha deputeti Patrick Vignal, duke iu referuar faktit se presidenti e mori për herë të parë detyrën si lideri më i ri në historinë moderne franceze. Vignal, i cili i përket partisë së Rilindjes së Macron u takua për herë të parë me Attal më shumë se 10 vjet më parë, shtoi se ministri i arsimit "është i qartë, ai ka autoritet".

gabriel attal

Sondazh

Poll