Bota

Aksion blic në Prishtinë, hetime për shkelje të detyrave nga zyrtarë të vendit

Ajo ka bërë të ditur se aksioni ka nisur nga mëngjesi dhe po heton dyshimet për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.

9 Janar 2024, 12:07 Nga a.l.
Aksion blic në Prishtinë, hetime për shkelje të detyrave nga
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një aksion policor është duke u zhvilluar mesditën e kësaj të marte në Prishtinë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore. Lajmin e ka konfirmuar për RTK-në, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

Ajo ka bërë të ditur se aksioni ka nisur nga mëngjesi dhe po heton dyshimet për kryerjen e veprave penale “Mashtrim në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi” nga persona zyrtarë e qytetarë.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, njofton se nën udhëheqjen e kësaj prokurorie, më konkretisht nga Departamenti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, në koordinim të plotë me Policinë dhe pas aprovimit të Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, është duke u zhvilluar një aksion që nga mëngjesi, përfshirë disa lokacione në nivel në Kosovës, mbi dyshimin e kryerjes së veprave penale nga persona zyrtarë e qytetarë, më konkretisht dyshim mbi kryerjen e veprave penale “Mashtrimi në detyrë”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin” dhe “Shmangia nga tatimi”. Prokuroria Themelore në Prishtinë do t’iu njoftojë me kohë për zhvillimet nga ky aksion, pasi të mbarojë i tëri”, ka theksuar Ulaj. 

policia e kosoves laureta ulaj

Sondazh

Poll