Bota

'S’më zë gjumi natën'/ Ish-Zonja e Parë, Michelle Obama: Jam e tmerruar nga ajo që mund të ndodhë në zgjedhjet presidenciale

Komentet e saj vijnë në një moment teksa Presidenti Joe Biden ka filluar fushatën e tij për t’u rikonfirmuar në këtë detyrë. Në intervistë, ish-zonja e parë renditi një sërë çështjesh të tjera që e shqetësojnë atë, duke përfshirë:

9 Janar 2024, 12:12 Nga a.l
'S’më zë gjumi natën'/ Ish-Zonja e Parë,
Michelle Obama

SHBA-  Ish-Zonja e Parë Michelle Obama ka reaguar e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve të vitit 2024, duke e renditur garën presidenciale të nëntorit si ndër çështjet që e mbajnë atë në ankth dhe zgjuar gjatë natës. Deklarata në fjalë erdhi gjatë një intervistë në podcastin e Jay Shetty.

“Unë jam e tmerruar për atë që mund të ndodhë, sepse udhëheqësit tanë kanë rëndësi. Kë zgjedhim, kush flet për ne, kush e mban atë foltore, kjo ndikon tek ne në mënyra që ndonjëherë mendoj se njerëzit i marrin si të mirëqenë,” -tha Obama.

Komentet e saj vijnë në një moment teksa Presidenti Joe Biden ka filluar fushatën e tij për t’u rikonfirmuar në këtë detyrë. Në intervistë, ish-zonja e parë renditi një sërë çështjesh të tjera që e shqetësojnë atë, duke përfshirë:

“A do të votojnë njerëzit dhe pse nuk po votojnë ata? Këto janë gjërat që më mbajnë lart, sepse ti nuk ke kontroll mbi to. Dhe ju pyesni veten: Ku janë zemrat tona?”, pyeti ajo, shkruajnë mediat e huaja. 

Obama mes të tjerash theksoi se kishte një standard të dyfishtë kur bëhej fjalë për ngatërresat ligjore të Trump dhe çfarë mund të ndodhte nëse një telash i ngjashëm do t’i ndodhte një burri me ngjyrë.

“Zgjedhjet janë të ndryshëm për njerëzit në jetë. Këtë e kam mësuar”, tha ajo. Pa përmendur emrin e Trump, ajo tha: “Njerëz të tjerë mund të paditen disa herë dhe ende të kandidojnë për post. Burrat e zinj nuk munden. Thjesht mësoni të jeni të mirë.”

michelle obama

Sondazh

Poll