Bota

Lufta në Ukrainë/ Rusia “braktis” frontin, sulmet ndaj Kievit tashmë në nivel kibernetik

Hetmantsev tha se hakerët rusë u përpoqën të shkatërronin sistemet jetike për pagesat e buxhetit të Ukrainës ndërsa ata i zmbrapsën me sukses.

9 Janar 2024, 11:09 Nga N.F
Lufta në Ukrainë/ Rusia “braktis” frontin, sulmet ndaj
Foto ilustruese

UKRAINË- Zyrtari i lartë, Danylo Hetmantsev në një deklaratë sot ka bërë me dije se kanë ndaluar për të dytën javë radhazi sulmet masive kibernetike ruse ndaj sistemeve shtetërore të pagesave në Ukrainë. Hetmantsev tha se hakerët rusë u përpoqën të shkatërronin sistemet jetike për pagesat e buxhetit të Ukrainës ndërsa ata i zmbrapsën me sukses.

“Për të dytën javë radhazi, armiku po përpiqet të shkatërrojë sistemin buxhetor të Ukrainës, por përballet me veprime të koordinuara dhe profesionale të specialistëve. Jam i sigurt se do të vazhdojë të jetë kështu," u shpreh zyrtari i lartë.

sulme kibernetike lufta rusi-ukraine kiev

Sondazh

Poll