Bota

Tha se do të demaskonte korrupsionin e Putinit, gjendet i pajetë gazetari rus

Trupi i 39-vjeç, u zbulua në anë të një rruge pranë Shakhty, në rajonin Rostov të Rusisë, të shtunën.

9 Janar 2024, 11:37 Nga M.B
Tha se do të demaskonte korrupsionin e Putinit, gjendet i pajetë
Alexander Rybin

Rusi- Fill pas deklaratës së tij se do të publikonte detaje të reja të ‘korrupsionit gjigant’ në qytetin ukrainas të pushtuar nga Vladimir Putin, Mariupol, gazetari rus, Alexander Rybin është gjendur i pajetë. Trupi i 39-vjeç, u zbulua në anë të një rruge pranë Shakhty, në rajonin Rostov të Rusisë, të shtunën.

Rybin vdiq pas një vizite në Mariupolin e pushtuar, ku gjatë raportimeve kritikoi regjimin e Putinit për ngadalësinë e tij në rindërtimin e qytetit të shkatërruar nga lufta.

Por kritikoi ‘korrupsionin gjigant’ dhe u zotua të zbulojë më shumë detaje në një transmetim të drejtpërdrejtë në kanalin e majtë në internet Rabkor pas kthimit në Moskë. Në vend të kësaj, ai u gjet i vdekur në një autostradë pranë qytetit të Shakhty, i cili ndodhet rreth 20 milje nga kufiri ukrainas dhe 130 milje nga Mariupol.

rusia alexander rybin vladimir putin

Sondazh

Poll