Bota

Lufta në Gaza, Zyra e OKB-së: Sulmet janë intensifikuar, 249 palestinezë të vrarë dhe 510 të plagosur

Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës mësohet se 249 palestinezë janë vrarë dhe 510 të tjerë janë plagosur.

9 Janar 2024, 10:23 Nga N.F
Lufta në Gaza, Zyra e OKB-së: Sulmet janë intensifikuar, 249
Foto ilustruese

PALESTINË- Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në përditësimet e fundit në lidhje me luftën në Gaza ka bërë me dije se sulmi i Izraelit është intensifikuar gjatë 24 orëve të fundit. Nga të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Palestinës mësohet se 249 palestinezë janë vrarë dhe 510 të tjerë janë plagosur.

Zyra e OKB-së njoftoi se ofensiva izraelite në Gazan qendrore dhe në Khan Younis në jug kishte pasoja shkatërruese për dhjetëra mijëra civilë.

“Më 8 janar është ndaluar një mision i planifikuar nga OCHA dhe OBSH për të ofruar furnizime urgjente mjekësore në qytetin e Gazës dhe spitalin Al Awda në Jabalya, si dhe misione të planifikuara për të shpërndarë karburant jetik në objektet e ujit dhe kanalizimeve në Gaza. Ky shënoi mohimin e pestë të një misioni në Spitalin Al Awda në Jabalya dhe në Qendrën e Barnave në qytetin e Gazës që nga 26 dhjetori, duke lënë pesë spitale në Gazën veriore pa akses në furnizime dhe pajisje mjekësore që shpëtojnë jetën”, sqaron Zyra e OKB-së.

ocha gaza sulme izrael lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll