Sport

Tiger Woods dhe Nike ndahen pas 27 vitesh së bashku…

Ai njofton përfundimin e marrëdhënies së tij me këtë markë sportive, së cilës i është bashkuar kur po hidhte hapat e parë si profesionist dhe që ka mundur të fitojë rreth 500 milionë dollarë.

8 Janar 2024, 18:18 Nga DOSJA

Tiger Woods dhe Nike ndahen pas 27 vitesh së bashku…

SHBA - Tiger Woods nuk është më imazhi i Nike. Lojtari amerikan i jep fund lidhjes gati tre dekadash me këtë markë sportive, e cila u bë një nga standardet kryesore të saj.

"Më shumë se 27 vjet më parë, pata fatin të filloja një partneritet me një nga markat më ikonike në botë. Ditët që nga ajo kohë kanë qenë të mbushura me kaq shumë momente dhe kujtime të pabesueshme, sa që nëse do të filloja t'i përmendja ato, do të kishte pa fund pasionin dhe vizionin e Phil Knight (ish CEO i Nike) që çoi në këtë partneritet me Nike dhe Nike Golf dhe dua ta falënderoj personalisht.

Së bashku me të edhe punonjësit e Nike dhe atletët e jashtëzakonshëm me të cilët kam pasur kënaqësinë të punoj me kalimin e viteve në këtë rrugë. Njerëzit do të pyesin nëse ka një kapitull tjetër. Po, me siguri do të ketë një kapitull tjetër. Shihemi në Los Anxhelos!",- ka shkruar Woods në rrjetet e tij sociale. Një mesazh që lë të kuptohet për praninë e tij në Genesis Invitational që do të mbahet nga 15 deri më 18 shkurt në Riviera Country Club, në Los Angeles.

Nike kishte fjalë lavdëruese për Woods përmes një mesazhi në llogarinë e saj në Instagram: "Ju sfiduat konkurrencën, stereotipet, konventat, mënyrat e vjetra të të menduarit. Ju sfiduat të gjithë institucionin e golfit. Ju na sfiduat ne. Dhe, mbi të gjitha, e sfiduat veten dhe për këtë sfidë ju jemi mirënjohës”. Një tekst që u shoqërua me një imazh të Tigrit, duke festuar me një grusht në ajër ku shkruhej "Ishte një xhiro e mrekullueshme, Tiger".

Tiger Woods dhe Nike ndahen pas 27 vitesh së bashku…

Në vitin 1996, sapo bëri hapin drejt profesionalizmit, Woods nënshkroi një kontratë me Nike për pesë vjet dhe 40 milionë dollarë. Në fund, Tiger nënshkroi edhe për pesë vite të tjera, por këtë herë e bëri për 100 milionë. Në vitin 2005, Woods nënshkroi një kontratë të tretë me vlerë rreth 20 milionë dollarë në vit për pesë vitet e ardhshme. Gjatë 27 viteve, Tiger Woods mund të kishte fituar më shumë se 500 milionë dollarë vetëm duke qenë fytyra e divizionit të golfit të Nike.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll