Bota

Shpërthim gazi në një hotel në Teksas, plagosen 21 persona, 4 në gjendje të rëndë

Dëmet raportohen tepër të mëdha, teksa shpërthimi theu xhamat edhe në ndërtesat e tjera që ndodheshin pranë hotelit. Forca të shumta policie dhe zjarrfikësish rrethuan zonën teksa, janë ende të paqarta shkaqet e rrjedhjes së gazit.

9 Janar 2024, 09:19 Nga a.l
Shpërthim gazi në një hotel në Teksas, plagosen 21 persona,
Shpërthim në Teksas

SHBA- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një hotel në Teksas, ku të paktën 21 persona kanë mbetur të plagosur. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka viktima, teksa 4 nga të plagosurit kanë marrë plagë më të rënda.

Dëmet raportohen tepër të mëdha, teksa shpërthimi theu xhamat edhe në ndërtesat e tjera që ndodheshin pranë hotelit. Forca të shumta policie dhe zjarrfikësish rrethuan zonën teksa, janë ende të paqarta shkaqet e rrjedhjes së gazit.

Në momentin e shpërthimit, hoteli i kishte të gjitha dhomat e zëna, teksa në pjesën e jashtme të tij po bëhej një restaurim, por nuk mendohet që të ketë luajtur rol në këtë incident. 

shperthim ne teksas

Sondazh

Poll